Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ndeshja në Europë dhe të prekurit me Covid-19, klubi kosovar njoftim të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja në Europë dhe të prekurit me Covid-19, klubi kosovar

Gjilani ka njoftuar se pas ritestimeve të kryera sot, në klubin e "Skifterave" rezultojnë dy  të prekur nga Covid-19. Klubi I Gentian Mezanit bën me dije se një anëtar I stafit dhe një futbollist janë pozitiv, ndërsa gjendja e tyre dhe e pjesës tjetër është stabile.

Klubi Kosovar do të luaj ndeshjen e Europa League disa ditë më vonë, ndërsa dje ishin 5 lojtarë pozitiv, çka shtyu gjilanasit për ritestim. Nënkampionët e Kosovës do të luajnë ndaj Tre Pennes së San Marinos, ndeshjen e Europa League dhe rregullat e UEFA-s janë strikte prej pandemisë.

Njoftimi I klubit:

Sport Club "Gjilani" informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.

Sport Club "Gjilani" falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga