Shqipëria do të luajë ditën e martë ndeshjen e radhës kualifikuese të Euro 2020. Pas humbjes ndaj Francës, kuqezinjtë presin në "Elbasan Arena", Islandën. Një ndeshje shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare pasi opsioni i vetëm është fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët e ndeshjes që do të mbajnë drejtësi në këtë takim. Arbitër kryesor do të jetë sllovaku, Ivan Kruzliak, ndërsa asistentët e tij do të jenë Tomas Somolani Milan Strbo. Gjyqtari i 4-të do të jetë Peter Kralovic. Ivan Kruzliak ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2011 dhe të gjithë gjyqtarët janë nga Sllovakia.

Poll