
Tirana do të luaj ndaj Young Boys për Europa League, kampionëve të Zvicrës që kanë një vlerë të konsiderueshme si skuadër. Bardheblutë e Egbo kanë mësuar emrin e kundërshtarit, ndërsa pasditen e djeshme kanë vijuar me fazën përgatitore. Te Tirana shqetësojnë tre titullarë.
Erjon Hoxhallari, Idriz Batha dhe Marsel Ismajlgeci vijojnë stërvitje të diferencuar, ndërsa edhe blerja e re Derick Sasraku nuk është gati. Dje në "Skënder Halili", i pranishëm ka qenë edhe presidenti Refik Halili për të motivuar të tijtë. Trajneri Egbo shpreson që lojtarët me shqetësime të rikuperohen, duke qenë në 100 përqind të formës.
Poll