
Stefano Pioli do të drejtojë Milanin për herë të fundit mbrëmjen e sotme në San Siro. Kuqezinjtë presin Salernitanan në orën 20:45 në ndeshjen e fundit të Serie A.
Të dy ekipet kanë mbyllur llogaritë në pozitat e tyre dhe luajnë vetëm për statistika. Megjithatë, Djalli dëshiron t’i japë lamtumirën në mënyrën më të mirë trajnerit që i drejtoi për 3 vitet e fundit.
Pioli ka zgjedhur 11-shen e fundit titullare dhe vjen me Giroud në majën e sulmit, i cili gjithashtu do të luajë për herë të fundit me fanellën e Milanit.
Formacionet zyrtare:

Poll