Arbi Laçi vijon të jetë mjaft aktiv në fushën e transferimeve, paçka se merkato ende nuk është hapur. Menaxheri i njohur shqiptar, dikur drejtor sportiv kampion me klubin e Tiranës, ka paralajmëruar firmën e radhës që me sa duket do të vijë ditën e sotme.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shfaqet pranë stadiumit “Fadil Vokrri”. Pikërisht në impiantin ku Ballkani do të zbresë sonte në fushë kundër Astanës, Laçi paralajmëron se diçka po “zihet” dhe në orët e ardhshme do të vijë zyrtarizimi.
Nuk përjashtohet mundësia që të jetë në Prishtinë me trajnerin Egbo që së shpejti pritet të prezantohet në krye të skuadrës bardhekaltër. Laçi e njeh mirë 50-vjeçarin teksa së bashku ia dolën të rikthenin titullin kampion te Tirana në vitin 2020.
[caption id="attachment_710503" align="alignnone" width="1198"] Postimi i Arbi Lacit[/caption]