Viti 2019 u mbyll me një lajm të trishtë në ditën e fundit të vitit për botën e futbollit. Njeriu i cili bëri ndryshimet e mëdha dhe njeriu i rekordeve me Kombëtaren, Shqyryri Rreli u nda nga jeta. Kontributi ndër vite për futbollin shqiptar prej Shyqyri Rrelit ka qenë tepër i madh, saqë figura e tij është e nderuar nga të gjithë.
Pas ngushëllimeve nga figura të njohur të sportit, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë dhe letrën e ngushëllimit të dërguar nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.
Letra e plotë:
Në kujtim të Shyqyri Rrelit
I dashur President,
Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta të ish-futbollistit dhe trajnerit ndërkombëtar, Prof.Shyqyri Rreli. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Shyqyri Rreli ka përfaqësuar Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Kinës. Sa i përket klubeve që është aktivizuar, do të kujtojmë KF Erzenin, KF Tiranën dhe FK Dinamon e Tiranës, me të cilën fitoi 4 kampionate edhe 3 Kupa Shqipërie. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai e vazhdoi karrierën si trajner i kombëtares U-21 dhe kombëtares A të Shqipërisë, si edhe me klubin e Tiranës ku fitoi 2 tituj kampion. Një personalitet i jashtëzakonshëm në sportin dhe futbollin shqiptar. Kontributi i tij brenda dhe jashtë fushe nuk do të harrohet dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të ndaj ngushëllimet e mia më të thella tek Federata Shqiptare e Futbollit , familja e Shyqyri Rrelit, si edhe të gjithë njerëzve të tij të dashur.
Gjendemi pranë jush,
Shpresojmë që këto kujtime dhe fjalë do t'ju ndihmojnë në kalimin e kësaj situate të vështirë dhe të sjellin paqe e qetësi tek ju.
I juaji me sinqeritet,
Gianni Infantino.
