Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Carlo ANCELOTTI: Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura, faleminderit President!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Carlo ANCELOTTI: Trishtimi i
Silvio Berlusconi është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ish-presidenti i Milan ka shkruar historinë ekuqezinjve në 31 vite në krye të tyre. Një nga personat që ka pasur fatin të punojë me Berlusconin është Carlo Ancelotti. Trajneri i Real Madrid ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij lajmi. “Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje e pafund për presidentin, por mbi të gjitha për një njeri besnik, inteligjent, i sinqertë, themelor në aventurën time si futbollist në fillim, e më pas si trajner. Faleminderit President”, janë fjalët e Ancelottit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga