Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Shpërthen James, 41 pikë në fitoren ndaj Pacers

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Shpërthen James, 41 pikë në fitoren ndaj Pacers

Një LeBron James stratosferik i dha fitoren e 3 Cleveland Cavaliers ndaj Indiana Pacers në serinë e përballja Play Off, me kampionët në fuqi të NBA që janë vetëm një fitore larg kualifikimit. Ylli i Cavaliers realizoi 41 pikë, dha 12 asiste dhe kontrolloi 13 topa poshtë duke qenë i papërmbajtshëm në Bankers Life Fieldhouse të Indianapolisit. Një humbje e çuditshme kjo për Pacers që në fund të pjesës së parë kryesonin me 25 pikë diferencë 74 – 49. Mirëpo në pjesën e dytë vendasit arritëm të shënon vetëm 40 pikë, me Cavaliers që fituan me një përmbysje të pazakontë falë mbretit James, i cili realizoi 28 pikë vetëm në gjysmën e dytë të lojës. 36 pikë, 9 asiste dhe 15 rikuperimet e Paul George nuk e ndihmuan Inianën të shënone fitoren e parë në Play Off ndaj Cavaliers.

Milwaukee Bucks ndërkohë moishti 104-77 Tironto Raptors dhe merr avantazhin 2-1 në serinë e përballjeve me kanadezët. Të papërmbajtshëm Bucks që në periodën e parë që u mbyll me një diferencë të frikshme 32 – 12. Diferenca u thellua edhe më tej në periodën e dytë, me pjesën e parë që u mbyll 57 – 30. Ky takim nuk pari më histori, me Bucks që fituan në fumd me 27 pikë diferencë.

Dyshja Midleton- Antetokounmpo spikati në radhët e vendasve me 41 pikë në total, ndërsa për Raptors DeRozan dhe Loëry treguan formë të dobët respektivisht me 8 dhe 13 pikë.

Memphis Grezzlies vë në vështirësi San Antonio Spurs duke fituar 105 – 94 në FedexForum, për të marrin avantazhin 2-1 në Serinë e Play Off-it. Conley, Randolph dhe Marc Gasol lanë në hije Leonard dhe Oldrige, ndërsa interesant është fakti që kishim një përplasje mes dy vellezërve spanjollë, ku i nënshtruari ishte Pau Gasol i Spurs. Deri në fund të pjesës së para loja ishte e ekulibruar, por në gjysmën e dytë të sfidës vendasit e rritëm ndjeshëm ritmin, duke shkuar deri +22 pikë, e për ta mbyllur takimin me 11 pikë diferencë./Supersport/

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga