
Fitore me aromë kreu për Cleveland Cavaliers. Kampionët në fuqi të Nba hodhën një hap të madh përpara drejt sigurimit të vendit të parë në Konferencën e Perëndimit falë fitores në sfidën e drejtpërdrejtë ndaj Boston Celtics.
Në Td Garden të Masacusetssit, Lebron James ishte heroi i padiskutueshëm në suskesin me shifrat e thella 114-91 të Clevleand-it. Mbreti James koleksionoi në total 36 pikë, 10 rebound dhe 6 asist duke lënë në hije Isaiah Thomas autori i 26 pikëve në këtë ndeshje por që nuk i mjaftuan Boston-it për ti bërë rezistencë,Cleveland-it. Falë një periode të dytë fantastike në të cilën realizoi 16 pikë më shumë se Bostoni, Cleveland tashmë ka më shumë shanse ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e parë.
Në Konferencën e Perëndimit ndërkohë aty ku shumë dilema janë zgjidhur, Oklahoma City Thunder siguroi vendin e 6-sht falë suksesit të vështirë me shifrat 103-100 në shtëpinë e Memphis Grizzlies. Shkëlqeu edhe njëherë tjetër Rusell Westbrook, basketbollisti i momentit në Nba. Ylli i City Thunder ishte autori i 45 pikëve ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 10 asist e 9 rebound.
Me vendin e 3-t në Perëndim në kasafortë, Houston Rockets i dha një goditje shpresave të Denver Nuggets për tu kualifikuar në play-off. Në Toyota Center skuadra teksane u imponua me rezultatin 110-104, për meritë edhe të James Harden. Me 31 pikë 10 asist dhe 7 rebound ky i fundit ishte ai që udhëhoqi, Houston-in drejt suksesit të 53-të sezonal.
E coi në 4 numrin e fitoreve rradhazi Los Angeles Clippers. Në Staples Center, skuadra kaliforniane, triumfoi me shifrat 112-101 përballë Dallas Mavericks. Më i miri mbi parket për Clippers rezultoi Blake Griffin që koleksionoi në total 32 pikë, 6 asist dhe 4 rebound./ Supersport