
Shumë lojtarë të Kategorisë Superiore janë vënë në shënjestër nga klubet turke për t’iu bashkuar atyre në merkaton e verës. Një gjë të tillë e konfirmon dhe Gurel Bergen. Menaxheri turk ka dhën një intervistë për mediet vendase ku ka theksuar se në këtë periudhë prioritet mbeten lojtarët me kosto të ulët.
Sipas tij Shqipëria është vendi i duhur pasi nuk mungojnë dhe futbollistët cilësorë. Në fjalën e tij, Bergen zbuloi se ka marrë konfirmimin e Nuabuezes për ta transferuar në Turqi.
“Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres.
Nuabueze? Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, tregoi menaxheri turk.