Monday, February 6, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KOMBETARJA

Nations League/ Trajneri Grima: Mundësitë janë më të mëdha për t’u kualifikuar në Europian, ja planet tona për rifreskimin e skuadrës

03.12
in KOMBETARJA, KRYESORE, Lajme, VENDI
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Nations League/ Trajneri Grima: Mundësitë janë më të mëdha për t’u kualifikuar në Europian, ja planet tona për rifreskimin e skuadrës

Amir Grima

Share on FacebookShare on Twitter

UEFA vjen me risi në këtë fillim sezoni për ekipet kombëtare të vajzave, të cilat për herë të parë do të zhvillojnë atë që quhet Nations League për vajza e që konsiston në tre liga: A, B dhe C. Dy të parat me nga 16 ekipe dhe Liga C me 19 ekipe, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kjo skemë e re e aprovuar tashmë nga UEFA do të aplikohet edhe për kualifikueset e Kampionatit Europian dhe Botëror për vajza. Liga e Kombeve për vajza konsiderohet si një mundësi mjaft e mirë nga trajneri i përfaqësueses shqiptare për vajza, Armir Grima, i cili në një prononcim për fshf.org shprehet se shanset tashmë për t’u kualifikuar në Europian janë rritur.

 “Shanset janë më të mëdha se ç’ishin sepse kjo formulë të krijon mundësinë të luash me ekipe të barabarta me ne apo pak më lart se ne në Ligën B. Shpresojmë që të kemi fat edhe në short dhe të na bien skuadra të nivelit tonë e të luajmë mundësitë tona për një vend në finalet e Europianit të ardhshëm, pasi krahasuar me skemën e mëparshme, shanset për t’u kualifikuar sigurisht që janë rritur dhe janë më të mëdha” – thotë trajneri Grima në prononcimin e tij për fshf.org, ndërsa thekson se gjërat duhen marrë hap pas hapi dhe fillimisht Shqipëria duhet të sigurojë ngjitjen në Ligën B. Por, për të arritur këtë qëllim, stafi i skuadrës është në kërkim të elementëve të rinj për të freskuar skuadrën, teksa pritshmëritë janë rritur nga eliminatoret e kaluara, kur Shqipëria arriti të grumbullonte për herë të parë 10 pikë kualifikueset e një Botërori.

“Sigurisht që synimi ynë kryesor dhe që nuk duam ta diskutojmë është që fillimisht të ngjitemi në Ligën B, me çdo mënyrë. Mundësitë i kemi, kemi një grup cilësor. Por kemi nevojë shumë për të afruar elementë të rinj në skuadër dhe jemi gjatë gjithë kohës në vëzhgim të vajzave të reja. Po mundohemi që të afrojmë vajza që kanë jo vetëm aftësitë, por edhe dëshirën për të luajtur për Kombëtaren e vajzave dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje më të mirë në sezonin e ardhshëm. Tashmë janë rritur edhe pritshmëritë për këtë skuadër, pasi për herë të parë, Shqipëria ia doli të grumbullonte 10 pikë në kualifikueset e një Kampionati Botëror dhe normalisht që do të pretendojmë të bëjmë diçka më të mirë në kualifikueset e ardhshme” – shprehet ndër të tjera trajneri Armir Grima.

I pyetur për planet e stafit kuqezi për vitin e ardhshëm, trajneri shqiptar nënvizon se janë planifikuar disa grumbullime të skuadrës, si edhe janë në pritje të ndeshjeve miqësore me rivalë të denjë për ekipin kuqezi.

 “Normalisht që kemi plane për vitin e ardhshëm. Kemi planifikuar grumbullime disa ditore dhe një ditore, për të parë gjendjen e vajzave dhe për të qenë në kontakt me to. Kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë për ndeshje miqësore me ekipe cilësore, në të njëjtin nivel me ne ose më lart se ne, për të matur realisht forcat tona dhe për të forcuar edhe gjendjen e ekipit kur përballemi me rivalë të fortë. Jemi në pritje të konfirmimit të ndeshjeve miqësore, ndërsa pjesën tjetër për grumbullime e seleksionime e kemi vetë në dorë, pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar dhe mbështetur” – përfundon trajneri Grima prononcimin e tij për fshf.org.

Tags: Amir GrimaKombetarja e FemraveNations League
Previous Post

Dorëzohen serbët: Xherdan SHAQIRI është një shembull!

Next Post

SHAQIRI “pushtoi” Botën, goli ndaj Serbisë e ngjit në podium përkrah dyshes Messit-CR7

Të Lidhura

“Falenderoj shokët e skuadrës”, Asllani feston me shaka: Më shpëtuan pas gabimit në Camp Nou
BOTA

ZYRTARE/ Fitorja në derbi, Interi blen plotësisht kartonin e Kristjan ASLLANI

05.02
VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje
BOTA

VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje

05.02
“Nëse luajmë si me Erzenin nuk humbasim”, Colella: Kukësi i fortë, ju tregoj mungesat
FACENEWS

Colella “zyrtarizon” largimin e yllit: Ka 4 ditë që nuk e shoh, Partizani ka ndryshuar

05.02
FOTO/ Stoli i Bledi SHKËMBIT i lëkundur, Edi MARTINI “lëshon” sinjale rikthimi
KRYESORE

Teuta do “kokën” e Bylisit, lideri i skuadrës bën të “buzëqeshë” trajnerin Martini

05.02
Kupa e Shqipërisë/ Kryeqyteti “bie” para Vllaznisë dhe Apolonisë, shkodranët dhe fierakët “shkatërrojnë” Partizanin dhe Tiranën
Femra

Kupa e Shqipërisë/ Kryeqyteti “bie” para Vllaznisë dhe Apolonisë, shkodranët dhe fierakët “shkatërrojnë” Partizanin dhe Tiranën

05.02
FOTO EKSKLUZIVE/ Derbi i Milanos, ushtria “pushton” sheshin e Duomos
BOTA

FOTO EKSKLUZIVE/ Derbi i Milanos, ushtria “pushton” sheshin e Duomos

05.02
VIDEO/ Nuk ka ndërmend të ndalet, Myrto UZUNI e “tepron” me kryeveprën ndaj Villareal
BOTA

VIDEO/ Nuk ka ndërmend të ndalet, Myrto UZUNI e “tepron” me kryeveprën ndaj Villareal

05.02
Shënoi gol dhe ia dedikoi mamasë pas ndarjes nga jeta, Irdo BUBEQI prek në shpirt me fjalët e tij: Ky gol ishte për ty, do më mungosh shumë (FOTO+VIDEO)
KRYESORE

Shënoi gol dhe ia dedikoi mamasë pas ndarjes nga jeta, Irdo BUBEQI prek në shpirt me fjalët e tij: Ky gol ishte për ty, do më mungosh shumë (FOTO+VIDEO)

05.02
Load More
Next Post
SHAQIRI “pushtoi” Botën, goli ndaj Serbisë e ngjit në podium përkrah dyshes Messit-CR7

SHAQIRI “pushtoi” Botën, goli ndaj Serbisë e ngjit në podium përkrah dyshes Messit-CR7









Të Fundit

“Dëmtimi më rrezikoi karrierën”, Amir RRAHMANI: Napoli luan vetëm për fitore, fokusi te Championsi dhe Scudetto

Lider te Napoli, Rrahmani: Scudetto? Kështu është shumë e lehtë

05.02
VIDEO/ Bayerni “shëtitje” me Wolfsburg edhe me karton të kuq, bavarezët rimarrin kreun

VIDEO/ Bayerni “shëtitje” me Wolfsburg edhe me karton të kuq, bavarezët rimarrin kreun

05.02
“Makthi” i Milanit, Lautaro MARTINEZ: Ky qytet është ZIKALTËR, emocione si në Argjentinë

“Makthi” i Milanit, Lautaro MARTINEZ: Ky qytet është ZIKALTËR, emocione si në Argjentinë

05.02
“Falenderoj shokët e skuadrës”, Asllani feston me shaka: Më shpëtuan pas gabimit në Camp Nou

ZYRTARE/ Fitorja në derbi, Interi blen plotësisht kartonin e Kristjan ASLLANI

05.02
VIDEO/ Barcelona “shtyp” Sevillan dhe “zhduket” +8 nga Real Madrid, hap gjigant drejt titullit

VIDEO/ Barcelona “shtyp” Sevillan dhe “zhduket” +8 nga Real Madrid, hap gjigant drejt titullit

05.02
VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje

VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje

05.02
“Nëse luajmë si me Erzenin nuk humbasim”, Colella: Kukësi i fortë, ju tregoj mungesat

Colella “zyrtarizon” largimin e yllit: Ka 4 ditë që nuk e shoh, Partizani ka ndryshuar

05.02
Ndizet “Derby della Madonnina”, Inzaghi dhe Pioli gradojnë “luftëtarët” (FORMACIONET ZYRTARE)

Ndizet “Derby della Madonnina”, Inzaghi dhe Pioli gradojnë “luftëtarët” (FORMACIONET ZYRTARE)

05.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In