
Napoli është rikthyer në elitën e futbollit europian, pas dy sezonesh mungesë. Sfida e parë do të zhvillohet neser(7 shtator) kundër Liverpool në orën 21:00. Luciano Spalleti shprehet shumë i lumtur për këtë arritje dhe entuziami është në maksimum.
Spalleti: “Jam shumë i emocionuar që do të jem në panairin e futbollit dhe të dëgjojmë muzikën më të veçantë. Është një shpërblim për punën e bërë gjatë gjithë sezonit, në do ta vijojmë këtë sukses dhe do të përpiqemi të shkojmë sa më lart. Kemi dëmtime por mendoj që Lozano dhe Osimeh do të jenë të gatshëm. Kundër Liverpool nuk firmos për barazim futemi për të marrë maksimumin, ashtu siç bëmë dhe me Lazion.”
Poll