
Napoli po kalon një sezon aspak të mirë. Pasi në të fundit u shpallën kampion, kësaj here pas 23 ndeshjeve të luajtura renditen në vendin e nëntë.
7 pikë e ndajnë Napolin nga Atalanta e vendit të katërt, që mbyll zonën e Champions League. Për objektivin e mbetur këtë sezon në kampionatin italian, ka folur vetë trajneri i Napolit Walter Mazzarri.
“Më duket se Bolonja duhet të vijë këtu, si dhe Atalanta. Nëse ne bëjmë më mirë në fazën e sulmit dhe pak më mirë në fazën e mbrojtjes, mund të rikuperojmë shtatë pikët. Me 45 pikë ende në dispozicion është ende e mundur të rikuperojmë shtatë pikë. Djemtë e dinë se ne do të bëjmë gjithçka për të përfunduar të katërtit. Ne do provojmë, kjo nuk do të thotë se do kemi sukses, por ne do përpiqemi dhe djemtë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësitë e tyre", u shpreh Mazzarri.