Valencia dhe Fenerbahçe kanë arritur marrëveshjen për mesfushorin Luis Nani. Portugezi po aktivizohet me skuadrën e tij kombëtare në Europian, ndërsa nga sot nuk do të jetë më pjesë e gjigantëve turq.
[caption id="attachment_10752" align="alignleft" width="300"] Luis Nani, mesfushori i Fenerbahçe[/caption]
Nani u shit nga Sporting Lisbona te Fenerbahçe një vit më parë për vlerën e 5.5 milionë eurove, ndërsa ai do të jetë pjesë e Valencias në La Liga për një marrëveshje prej 8.5 milionë euro. Këtë fakt e bën të ditur menaxheri Gianluca di Marzio, i cili tregon detajet e kontratës. Sapo të përfundojë Europiani, Nani do të shkojë në Valencia.
Poll