
Radja Nainggolan ka zbarkuar sot në Milano ku është përshëndetur me tifozët e Interit të cilët janë parë të lumtur për prurjen më të re në ekip. Mesfushori belg ka bërë një veprim disi të çuditshëm, që tifozët "zikaltër" nuk e kanë pritur.
Në një moment i është ofruar shalli i klubit të ri, mesfushori nuk ka preferuar të vendosë në qafë duke e lënë të bjerë poshtë. Më pas, një tjetër moment që ka shokuar zikaltërtit ka qenë kur këta të fundit njëzëri kanë brohoritur "kush s'kërcen është milanist", por 30 vjeçari as që e lëvizte nga vendi.
Poll