Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Na duhet të mbushim boshllëqet e lëna nga largimet'', Nexhipi me lëvdata për Gegën: Të gjithë e dinë se kush është, kushtet...

Shkruar nga NEWSPORT
''Na duhet të mbushim boshllëqet e lëna nga

Sezoni nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Kukësin. Verilindorët e mbyllen edicionin futbollistik me zero trofe, çka nuk përshtatet aspak me objektivat e klubit. Në një intervistë për ''Top Channe'', drejtori sportiv Nderim Nexhipi, bën një analizë të mriëfilltë .

Gjithashtu, në fjalën e tij për trajnerin e ri Skënder Gega, ai shprehet se linja dhe kushtet do vazhdojnë të jenë të njëjtat. Diçka u tha edhe për largimet e Abazaj dhe Shkurtaj.

''Vitin e shkuar e konsiderova gjysmë të suksesshëm pasi morëm vendin e dytë dhe Kupën e Shqipërisë. Ndërsa këtë sezon që e mbyllëm pa trofe dhe unë vetë nuk e quaj dot të suksesshëm. Pasi edhe ekipi por edhe ambiciet e klubit janë që të fitojnë të paktën një trofe. Unë personalisht si drejtor i klubit si Nderim Nexhipi unë mendoj që e vetmja arsye që ne nuk u shpallëm kampion këtë vit është mos lozja në Kukës, asgjë tjetër. Largimet?Padyshim që ikja e Shkurtajt dhe Abazaj, është një gjë që na duhet ta kompensojmë, pasi po na ikin dy lojtar kyç të ekipit.  Të them të drejtën unë di se çfarë kualiteti ka Gavazaj. Ai nuk është që ka bërë një sezon shumë të mirë me ne sepse të gjithë e dinë potencialin që ka ai.

Gega? Për trajnerin Gega nuk kemi se çfarë të themi më shumë opinioni e njeh. Ekipin e fundit që ka drejtuar, Partizanin e shpalli kampion. Cdo trajner që kemi marrë kushtet mbeten të njëjtat që i përmend edhe presidenti shpesh. Të gjithë i dinë ambiciet e Kukësit dhe që çdo vit lufton për titullin. Të them të drejtën për momentin nuk kemi në listën tonë lojtarë as nga Partizani as nga Tirana'' pohon Nexhipi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga