Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Muskuj dhe cilësi, dy mungesat e mëdha në derbin e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Muskuj dhe cilësi, dy mungesat e mëdha në derbin e kryeqytetit

Të premten, do të luhet derbi i shumëpritur mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:00, në "Air Albania Stadium". Ndërkohë në të dy kampet do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Te kampionët, Bruno Telushi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Bylisit dhe kësisoj vlonjati është i detyruar ta ndjekë takimin nga tribuna.

Nga ana tjetër, Elton Cale plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe s'do të mund të jetë në fushë për takimin kundër 16-herë kampionëve të vendit. Telushi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit. Mjaft i fortë në mesin e fushës dhe konstant në formën e tij. Ndërkohë cilësitë e brazilianit Cale kanë mahnitur në çdo kohë elitën e vendit tonë, por këtë herë ai s'do të mund të jetë në fushë për të kontribuar për fanelën bardheblu. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga