
Inter vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe shumë goditje big priten të ndodhin deri në fund të janarit. Me Spinazzola i cili u bllokua për të kaluar tek zikaltërit, drejtuesit e Inter duket se kanë në mendje një opsion tjetër. Bëhet fjalë për Victor Moses. Futbollisti i cili është në pronësi të Chelsea, i huazuar tek Fenerbahce nuk ka gjetur veten dhe është lënë në hije nga sulmuesit e tjerë sic është edhe Muriqi. Me vetëm 6 ndeshje të zhvilluara me ekipin turk, Moses është shprehur i gatshëm për tu rikthyer në drejtimin e Conte.
Tashmë sipas Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Inter dhe Chelsea janë duke biseduar për transferimin e lojtarit. Opsioni do të ishte huazim me të drejtë blerje prej 10 milion euro. Antonio Conte e njeh shumë mirë futbollistin, i cili në drejtimin e italianit tek Chelsea bëri 78 paraqitje, 8 gola dhe 8 asistime në dy sezone.