Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E bija në luftë me sëmundjen, Defrim Methasani: Po bëhemi të fortë si Muri i Berlinit

Shkruar nga NEWSPORT
E bija në luftë me sëmundjen, Defrim Methasani: Po bëhemi

Vajza e gazetarit, Defrim Methasani, prej muajsh është duke luftuar me sëmundjen e rëndë. Ajo ndodhet e shtruar në një nga spitalet e Berlinit në Gjermani, dhe sigurisht pranë saj është i ati, Defrimi, i cili së bashku me të gjithë familjen vazhdojnë të luftojnë që Luna të mposhtë këtë sëmundje.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës. Së fundmi, nga Muri i Berlinit, i cili dikur ka qenë një ferr, ndërsa sot një vepër muzeale, gazetari thotë se me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e të gjithëve atyre që janë shqetësuar për Lunën, ai dhe vajza po bëhen të fortë pikërisht si muri.

“Muri i Berlinit, dikur një ferr, tashmë një vepër muzeale… Simbolika e tij vlen në çdo kohë, por me ndihmën e zotit dhe mbështetjen tuaj miq, po bëhemi edhe ne të fortë si muri…

Luna dhe unë ju duam shumë”, shkruan gazetari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga