
Rui Patricio është afrimi më i ri i Romës. Portieri portugez ka kryer vizitat mjekësorë dhe nga momenti në moment pritet edhe zyrtarizimi. Kryeqytetasit do paguajnë 11.5 milionë euro në arkat e Wolves, të paktën siç shkruhet në mediet italiane.
Patricio lë kështu Premier League, pas 3 edicionesh të përkryera te "Ujqërit". Numri një i portës ka luajtur më parë për Sporting në Portugali, klub edhe nga akademia e të cilit ka dalë si futbollist.
Transferimi i tij në Romë ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të ri, Jose Mourinho. Ajo që ka bindur atë kanë qënë edhe përformacat që "gardiani" bëri me Kombëtaren Portugeze këtë kampionat europian.
Poll