Milani do të presë Juventusin sonte në orën 20:45 në ‘San Siro’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së 9-të të Serie A. Në një ndeshje të këtij niveli, të dy skuadrat duan fitoren, kuqezinjtë për t’u ringjitur në vendin e parë ndërsa bardhezinjtë për t’i ndjekur nga pas.
Pioli dhe Allegri kanë zgjedhur 11-shet titullarë dhe dy ekipet vijnë më një mal me mungesa. Pioli hedh në fushë portierin e tretë, Mirantë ndërsa Florenzin dhe Musah si zëvëndësues të Theos me Loftus-Cheek. Nga ana tjetër, ‘Zonja’ luan pa Danilon dhe pa dyshen Chiesa – Vlahovic, me dy sulmuesit që janë ulur në stol.
Formacionet zyrtare:
Poll