
Peter Pacult ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Partizanin. Trajneri i Kukësit ka deklaruar para mediave:
"Ndeshja me Partizanin nuk më duket ndeshja vendimtare e sezonit. Partizani ka një ecuri të mirë dhe ju e dini. Mendoj se që nga fitorja jonë e fundit ndaj tyre, te Partizani kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga trajneri. Kanë bërë disa ndeshje të mira duke arritur fitore dhe janë afruar në zonën e Europës.
"Pa marrë parasysh ecurinë e Partizanit, ne kemi një mundësi të madhe nesër për ta mbajtur Partizanin në distancë. Sa i përket ndeshjes, mendoj se nuk duhet motivim shtesë pasi të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe gjatë gjithë javës kam pasur biseda me ekipin e iu kam thënë se kur të kënaqeni me ekipin, atëherë jeni të humbur pasi nuk jemi në gjendje për tu kënaqur.
"Kemi kualitet për ta mposhtur Partizanin por duhet një lojë më e mirë se ndeshjet e tjera. Kërkoj nga lojtarët që do luajnë të japin më shumë se maksimumin në fushë. Ajo që pres është, që lojtarët me më shumë eksperiencë të dinë për të zgjidhur ndeshjen nesër.
"Më mungojnë dy qendërmbrojtësit dhe kjo është e rëndësishme. Sa i përket Shameti do të presim edhe sot e nesër për të parë nëse mund të luajë. Ai është një lojtar me përvojë dhe do ta vendosë vetë nëse duhet të jetë nesër apo jo në fushë dhe ai është i vetmi që do të vendosë se si do të shkojnë gjërat nesër.
"Jam trajner që nuk fus në lojë një lojtar që nuk është në gjendje, që në përfundim të ndeshjes mos të ankohet që kishte probleme. Deri tani lojtarët që kanë zëvendësuar mungesat kanë bërë shumë mirë në fushë dhe mendoj se edhe nesër do të dinë për të zënë hapësirat", ka përfunduar ai.