Partizani i 21-vjeçarëve nuk arriti më shumë se vendi i dytë në Abissnet Superiore, ku në 27-të javë arritën të grumbullonin 37 pikë. Por nuk mjaftuan për të fituar titullin të cilin e arriti Vllaznia.
Tashmë kur çdo gjë është mbyllur dhe skuadrat po mendojnë për objektivat e sezonit të ardhshëm tek të kuqtë vjen largimi i parë. Bëhet fjalë për sulmuesin, Dionis Çikani. Ish-futbollisti i akademisë së Tiranës u transferua tek Partizani në korrik të 2020 nga Besa.
24-vjeçari gjithashtu provi një aventurë jashtë Shqipërisë, ku ishte pjesë e Drenica në Kosovë në formë huazimi, por, pas 6 muajve u rikthye sërish në kryeqytet. Këtë sezon ai arriti të luante në total vetëm 7 ndeshje.
Mungesa e hapsirave ka bërë që sulmuesi të ndërpres bashkepunimin e tij me të kuqtë. “Superliga Shqiptare 84” shkruan se të dyja palët kanë ndërprerë marëdhëniet me konsesus pavarsisht se Çikani kishte edhe 1 vit kontratë.