
Dinamo udhëton për në Peshkopi për t’u përballur me Korabin në ndeshjen kryesore të javës së tetë në Kategorinë e Parë. Sot në orën 13:00, dy ekipet janë të “detyruara” të fitojnë për të treguar se dijnë të reagojn aty ku duhet. Dinamo vjen pas humbjes së turpshme 1-5 me Flamurtarin ndërsa Korabi u mposht 2-1 nga Tërbuni.
Trajnerët Dede dhe Kumbarçe kanë disa mungesa për ditën e sotme. Tekniku i Dinamos duhet të bëjë pa Patrik Fetajn e ndëshkuar me të kuqe dhe pa Sabien Lilajn që nuk është rikupeurar akoma nga dëmtimi. Rikthimi i Ersil Ymerit qetëson paksa trajnerin dhe poashtu Imami pritet të marrë vendin e titullarit pasi ka lënë pas plotësisht dëmtimin.
Enigmë mbete çështja Reginaldo. Sulmuesi nga Mozambiku është “zhdukur” dhe nuk dihet nëse klubi ka ndarë marrëdhëniet me të apo ka ndonjë arsye tjetër për mungesën e tij.