Milani ka barazuar mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Atalantës ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadium “San Siro”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Pas kësaj sfide për mediat ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili shprehet i kënaqur me lojën e ekipit të tij. Tekniku italian gjithashtu shton se kishin shanset të shënonin disa gola.
“Nëse ka patur një skuadër që e meritonte të fitonte, ishim ne. Ne luajtëm një ndeshje më të mirë se Atalanta dhe nuk e lejuam kundërshtarin që të godiste drejt portës sonë. Ne luajtëm me personalitet dhe cilësi. Mund të kishim shënuar disa gola, por nuk ia dolëm. Ne e meritonim fitoren sonte”, u shpreh trajneri i Milanit pas barazimit me Atalantën.