
Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Elite Show” në SuperSport. Ai ka folur për periudhën e tij si drejtor te Partizani, ku ndër të tjera prek dhe besimin te lojtarët afrikanë të afruar.
Fjala e Olsi Ramës, si drejtor i Partizanit:
Presidenti Demi më kërkoi dhe ka filluar me heqjen e Iulianos. Ka qenë ndeshja në Laç kur Partizani u mund dhe kthimi në Tiranë. Nuk e kisha marrë akoma zyrtarisht detyrën dhe u ulëm më Moggin. Moggi ishte drejtor në kontratë, vetëm nuk ishte prezent gjithë kohës. Lindi nevojë për një person pranë ekipit shqiptar. Që aty filluan ndryshimet. Është kjo tabela e rezultateve. Besoj është mirë, mund të ishte më mirë, por mund ta përmirësojmë rrugës.
Sezoni post titull, 2019/20.
Besoj që nga ana e organikës ka qenë ndër më të mirat. E filluam mirë me Superkupën me Lerdën. Pastaj pati miksim emocional, prandaj them nuk është shkencë ekzakte por shumë më tepër. Filluan problemet me rezultatet. Kur prishet magjia, kemi tendencë që duam të shkatërrojmë para se të ndërtojmë. I fillojmë gjërat me entuziasëm, por nuk kemi objektivin të arrisim objektivin më të lartë. Është kudo, pjesë e temperamentit shqiptar. I kemi dhe ne se janë dhimbjet e rritjes.
Momenti më i vështirë periudha e pandemisë. Sormani që abandonoi ndeshjen, kishim lojtarë të infektuar me Covid, trajneri nuk u paraqit. E drejtoi Kalari, ekipi ishte në vështirësi në renditjen. Nëse s’do fitonim me Vllazninë 3-0 shkonim në play out. Ajo periudha më e vështirë.
Matondo ekskluzivitet i juaji, turku Demiral pa Bekajn dhe tha dua dhe Matondon. Tani dhe Maguette. Pse kjo marrëdhënie me tregun afrikan?
Tani që flasim mund të isha në Senegal. Kemi pasur lojtarë afrikan, eksperiencat i kam të mira. Përmend Sodiq Atanda. Krijuam raport me akademinë në Senegal, sollëm 3 lojtar. Maguette dhe Sembene janë akoma, pashë te Maguette cilësi të veçanta. Pastaj dhe Matondo, që unë them ka ngelur i pavlerësuar në futbollin shqiptar për atë që bëri. Mendoj ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri, i thjesht i saktë. Vetë fakti që luan në Superligën turke me sukses. Senegal është shkollë, ku mësojnë futboll. Ne i japim kënaqësi të vijnë në Europë. Shpresojmë të kemi të tjerë eksperimente.