Në emisionin "Rubrika Sportive" ka qenë i ftuar para pak minutash Luçiano Moxhi. I pyetur nga të ftuarit se çfarë do ndodhë me të nëse Partizani do të ketë sërish vështirësi, ai është shprehur shkurtimisht se ka ardhur për të dhënë kontributin e tij në Shqipëri, duke bërë dhe një premtim për presidentin e Partizanint, Gaz Demin.
"Nuk kam ardhur në Shqipëri për të ndenjur në tribunë, kam ardhur për të dhënë kontributet e mia. Kam ardhur për të bërë këshilltarin e presidentit të Partizanit. Më vjen keq që nuk kam arritur t'i japë kënaqësinë që meriton. Do të angazhohem shumë këtu që të bëjmë shumë mirë me Partizanin", është shprehur Moxhi.
Poll