
Kukësi – Egnatia përfundoi me fitoren 1-4 të rrogozhinasve dhe në studion e MCN është bërë moviola e ndeshjes nga Bujar Pregja. Dy momentet kryesore ishin 2 raste për penallti, një për secilën skuadër.
Në minutën e 19-të, Kukësi pretendon për një ndërhyrje të gabuar ndaj Salam brenda zonës teksa ndeshja ishte 0-1 për miqtë. Kjo ndërhyrje u konsiderua e rregullt nga arbitri Kreshnik Barjamaj.
Vetëm 10 minuta më vonë, një rast i ngjashëm do të akordohej penallti për Egnatian që do të dyfishonte rezultatin. Sipas Pregjës, vendimet ishin korrekte duke i dhënë të drejtë kryesorit të ndeshjes
Rasti i Kukësit: (VIDEO) / "Ndërhyrje korrekte, normale, nuk ka shtytje apo mbajtje nga mbrojtësi. Është dyluftim dhe sulmuesi është rrëzuar duke parë që topi nuk kapej dot pasi shkonte jashtë vijës. I rregullt."
Penalltia e Egnatias: (VIDEO) / "E dyshimtë, pasi nuk shohim drejtimin e topit. Por, taka e lojtarit të Kukësit është e ngritur. Kemi të bëjmë me ngritje take nga ai i Kukësit dhe ka goditur direkt sulmuesin i cili preku topin i pari."