Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

MOURINHO u përgjigjet kritikave të CASSANOS:  Kujdes, mund të shfaqet një Marko Livaja

Shkruar nga NEWSPORT
MOURINHO u përgjigjet kritikave të CASSANOS:  Kujdes, mund

Jose Mourinho ka qenë shpesh here i kritikuar nga Antonio Cassano. Pikërisht trajneri portugez u është përgjigjur kritikave të bëra nga ish-sulmuesi italian, tashmë në rolin e analistit.

“Të gjithë kanë të drejtë të kenë preferencat e tyre dhe të kritikojnë, por kur flasin për të tjerët, siç bën Cassano, është ndryshe. Disa prej nesh punojnë në futboll, ai thjesht dëshiron të argëtohet. Cassano ka luajtur për Roma, Inter dhe Real Madrid. Në Madrid ai mbahet mend vetëm për pallton e tij [kur mbërriti kishte veshur një pallto me lesh]. Kur Roma fitoi Superkupën, ai nuk luajti.

Tek Interi nuk arriti të fitonte as Kupën e Lombardisë. E dini çfarë kam fituar për Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem me mua, por unë nuk kam problem me të. Vetëm një gjë do t’i them Cassanos: Kujdes Antonio, se ti je 40 vjeç dhe unë 60, por mund të shfaqet një Marko Livaja dhe gjërat të ndërlikohen”, ka deklaruar Mourinho.

Referenca për Livaja është e lidhur me thashethemet se ai dhe Cassano janë grindur gjatë stërvitjes kur të dy ishin në Inter.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga