
Jose Mourinho është ende i paqartë sa i takon të ardhmes së tij te Roma. Trajneri portugez po kalon vitin e dytë në stolin e verdhekuqve, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Pikërisht “Special One” u ka dhënë një mesazh të qartë drejtuesve për të ardhmen e tij.
“Drejtuesit e klubit i dinë kërkesat e mia dhe duhet të më japin më herët siguri. Por qershori është shumë vonë për mua”, ka thënë Mourinho.
Ky është një alarm i madh për Romën, pasi nëse duan ta mbajnë portugezin duhet të reagojnë më shpejtë. Gjithashtu edhe Paulo Dybala i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndroj, por vetëm me Mourinhon trajner.
Poll