
Ne të gjithë e dimë që Jose Mourinho do të thotë diçka për të dalë nga një situatë tjetër. Por, këtë herë ai duket i vërtetë dhe i sinqertë dhe shpreh besimin e tij se Premier League është kampionati më konkurrues në botë. Ai ka bërë lidhjen me Leicester, skuadër që fitoi titullin kampion një vit më parë në Angli.
Në lidhje me këtë situatë, trajneri i Manchester United u shpreh i qartë, madje saktësoi se në asnjë shtet tjetër nuk mund të ndodhë kjo, pasi nuk mund t’i jepnin trofeun një ekipi të vogël. "Ky është vendi i vetëm ku të gjithë do kanë mundësi që të fitojnë titullin kampion. Si në rastin e titullit të Leicester. Ky është i vetmi vend ku strukturat e futbollit të lejojnë që kjo të ndodhë. Në vendet e tjera klubet e fuqishme nuk duan që kjo të ndodhë”.
"Në vendet e tjera ata nuk duan që të ketë skuadra të tjera për të ndarë paratë. Ata nuk duan të ndajnë të drejtat televizive", përfundon Mourinho, i cili e lidh situatën me klube të mëdha në botë, të cilat e kanë kthyer në monopol çështjen e titullit kampion.