Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mallkimi” përballë Vorës dhe 3 pikët e mbijetesës, Tirana me “ekstra” motivim

Shkruar nga NEWSPORT
“Mallkimi” përballë Vorës dhe 3 pikët e
KF Tirana

Tirana dhe Vora do të përballen sot në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 15:00.

Një duel në të cilin bardheblutë kërkojnë fitoren e parë përballë vorakëve. Në këtë sezon, Tirana është mposhtur 2 herë, teksa ka marrë një barazim.

Statistika të cilat i bashkangjiten renditjes, për të motivuar më shumë “djemtë” e Orges Shehit.

Kujtojmë se momentalisht në kampionat, Tirana mban vendin e 9-të me 24 pikë. Ndërsa me 3 pikë më shumë, Vora e Arian Bellait renditet e 8-ta në tabelën e klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu