
Një rastësi e bukur ka ndodhur në futbollin shqiptar. Motër e vëlla nga Kameruni luajnë në Shqipëri. Edy Nicolas Boyom dhe e motra e tij aktivizohen në klubet shqiptare. Nëse mbrojtësin e kemi parë me fanellën e Luftëtarit dhe tanimë prej dy vitesh me atë të Kastriotit, edhe motra e tij luan në Shqipëri.
Detyrimi për klubet elitare që të kenë ekipet e femrave ka bërë që vajza të talentuara të vijnë nga jashtë Shqipërisë, konkretisht nga kontinenti afrikan. Kështu, Tirana ka pjesë të këtij sezoni motrën e Boyom. Diçka interesante kjo, që nuk kishte ndohur më herët në futbollin tonë.
Poll