
Një mot i keq ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë qenë të pranishme në të gjithë vendit. Pikërisht për një klimë më të butë, me kushte më të favorshme për t'u stërvitur, skuadrat shqiptare iu drejtuan Antalias së Turqisë.
Një ndër këto ekipe është Partizani, i cili ka disa ditë që stërvitet nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova. Sot, koha nuk ka qenë e mirë edhe në Antalia. Stuhitë kanë përfshirë vendin turk dhe për këtë qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi shkruan në formë batute: "Hapi koha".
[gallery columns="1" size="full" ids="72330"]
Poll