
Kampionati Europian që po luhet këtë verë ka bërë që shumë televizione të kenë emisionet e tyre rreth këtij Kompeticioni. Të ftuar të ndryshëm janë prezent çdo ditë para dhe pas ndeshjeve, për të dhënë analizat përkatëse, por shpeshherë situata del jashtë kontrolli, duke përfshirë aty edhe gjëra që vështirë se mund të kenë ndonjë lidhje me futbollin. Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vë në pah pikërisht këtë gjë, duke publikuar edhe disa foto të "nxehta", të shkëputura nga emisioni Top Arena në Top Channel.
"Në TOP Arena...Manushi thotë se është emision futbolli, Ça t'thote vellai???!!!!Mos ka dale ndonje sport i ri dhe nuk dime gjë, se vetem futboll nuk shoh këtu" - shkruan ai.