
Tottenham mposhti Bournemounth 2-0 ditën e djeshme. Një fitore e rëndësishme për “Spursat”, të cilët në 3 javë kampionat kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë.
Pas këtij triumfi në Premier League ka folur trajneri, Ange Postecoglou, i cili nuk ka nguruar të theksojë se tashmë ka niru të kopjojë Pep Guardiolën.
“Sapo kopjova Pep. Ne po punojmë shumë. Ndonjëherë nevojiten instinktet, por ne po mendojmë të krijojmë një sistem sa më të lirshëm të lojës.
Nëse ka hapësirë, harron se je mbrojtës. Para së gjithash, je një futbollist që duhet ta shfrytëzosh. Megjithatë, ne duhet të sigurojmë veten dhe të mbyllim hapësirat e lira”, shtoi Postecoglou.
Poll