Pas shitjes së Milanit, presidenti legjendar, Silvio Berlusconi nuk largohej dot nga futbolli, aty ku shkroi historinë si një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit. Miliarderi italian, bleu ekipin e Monza dhe në krye të klubit emëroi kë tjetër pos Adriano Gallianit, partnerit të tij të vjetër.
Në një intervistë me mediat italiane, “Ujku i Vjetër” Galliani tregon prapaskenat me dy yje të futbollit të cilët u kontaktuan nga ai për një transferim në Monza.
“Ne dëshironim të nënshkruanim me Paulo Dybala si agjent i lirë kështu që ne u përpoqën ta bindnim atë. Folëm me menaxherin e tij dhe ai i sugjeroi mundësinë atij por lojtari në fund refuzoi pasi donte të luante në një ekip të madh.
Mauro Icardi është emri tjetër i bujshëm. Ishte një ide e presidentit Berlusconi pasi lojtari ishte jashtë planeve të PSG dhe po i mungonin ofertat nga kampionatet më të mira. Nëse këto dy transferime do arriheshin, bota e futbollit do çmendej.”-zbuloi Adriano Galliani.