
Trajneri i ri i Milanit ka treguar ecurinë e deritanishme të përgatitjeve për sezonin e ri dhe gjendjen e skuadrës. Ai është treguar i sinqertë për vështirësitë që po has dhe e ka bërë të qartë që duhen përforcime.
“Është e thjeshtë të thuash jemi në vitin zero, por ajo çfarë ka rëndësi është puna. Ne duhet të ndërtojmë një ekip konkurrues. Jam i kënaqur nga puna e lojtarëve deri tani pasi të gjithë duan të reflektojnë pas disa sezonesh negative, por ende nuk është dhënë maksimumi nga të gjithë. Për momentin jemi duke punuar thuajse vetëm më topin pasi unë dua të kontrolloj lojën. Nuk besoj se një ndeshje mund të fitohet duke luajtur keq. Përforcimet janë të nevojshme. Galiani e di çfarë na duhet dhe duhet të veprojë”, tha Montela.