Real Madrid arriti dje një fitore të çmuar në transfertë kundër Athletic Bilbao me rezultatin 2-1.
Golat e Benzema dhe Casemiro i dhanë tri pikët ekipit të trajnerit Zinedine Zidane.
Por, ky i fundit u bë protagonist i një momenti që shkaktoi jo pak të qeshura në stadiumin e Bilbaos, "San Mames".
Zidane as që e kishte mendjen gjatë një aksioni të skuadrës së tij dhe nuk e vuri re çantën e stafit mjekësor që ishte lënë pa kujdes në 'mes të rrugës', ndërsa trajneri i Realit u pengua dhe ra përtokë, çka solli edhe ilaritet në stadium.
Galeria fotografike ()
Poll