
Luciano Moggi u zyrtarizua dje si këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demit.
Ish-drejtori i Juventusit ka gjetur dje edhe mundësinë e kohën për të folur edhe me futbollistët e kuq, duke i karikuar ata para derbin që do të luajnë sot kundër Tiranës.
"E keni për detyrë të luftoni në fushën e lojës. Duhet të jepni maksimumin në derbi dhe nuk duhet të gjeni asnjë justifikim. Duhet të jeni luftëtarë.
Kam marrë shumë informata për skuadrën, sigurisht përmes bashkëpunëtorëve të mi.
Ju uroj suksese në derbi", iu drejtua Moggi, lojtarëve të Partizanit.
Poll