
Shqipëria u
rikthye te fitorja, teksa mes vuajtjesh mposhti 2-0 Moldavinë. Një 3 pikësh
morali ky për djemtë tanë kuqezi, që treguan edhe njëherë limitet e tyre.
Por, pavarësisht kësaj, shumë skaut të huaj kanë qënë të pranishëm në takimin e
"Elbasan Arenës" për të parë djemtë tanë në aksion. Futbollisti i
pikasur ka qënë sulmuesi i Lokomotiv Zagreb, Myrto Uzuni. Ish-sulmuesi i Laçit
luajti për gjatë gjithë takimit, duke kryer një paraqitje të kënaqshme.
Kjo i ka shërbyer skautëve të dy gjigantëve Europian, Videoton dhe Ludogorest për
të marrë informacione shtesë dhe pse jo, në ditët në vijim të ketë edhe ofertë
konkrete drejt klubit kroat dhe Uzunit.
Poll