Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mirel JOSA tregon favoritin e EURO 2020, trajneri: Kjo gjë duhej të ishte bërë më parë në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel JOSA tregon favoritin e EURO 2020, trajneri: Kjo gjë duhej të

Trajneri i mirënjohur, Mirel Josa ka skanuar Europianin që do nisë sot me duelin Turqi - Itali. Në "Euromania" me moderatore Daljana Sejdia, Josa ka treguar se Franca është një nga favorite kryesore paçka problemeve në krahët e mbrojtjes. Vaksinimi i lojtarëve ka qenë një temë e cekur nga ish-trajneri i Kukësit, teksa për të një gjë e tillë duhej bërë për sportin edhe në Shqipëri.

"Favoriti? Franca ka probleme në krahun e mbrojtjes, në të majtën. Nuk është aktivizuar Mendy, ka lojtarë që mund të plotësojnë hapësirat boshe. Ka skuadër të re në moshë dhe harmoni, paçka se konflikti Mbappe-Giroud ka trazuar ujërat. Giroud do I ketë pjesëmarrjet me pikatore sepse është Benzema aty. Duhet të kemi respekt për Giroud, sepse ka qenë lojtar kyç në sulm dhe tani projektohet në stol.

Vaksinimi? Skuadra përkujdesjen do e kenë në lidhje me virusin. Problemi i vaksinimit është një tjetër problem. Edhe këtu në Shqipëri duhej të bëhej më parë kjo, për stafet edhe sportistët. Kontaktet mes njëri-tjetrit janë të shumta. Mendoj se në Europian janë shumë të kujdesshëm në këtë drejtim ", tha Josa mes të tjerash.

Tags:

Euro 2020

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga