
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit do të futet në histori nesër. Dy Kombëtaret takohen për herë të parë mes tyre, në Parma të Italisë me takimin që nis në 20:45.
Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë luan me një skuadër amerikano-jugore. Hera e parë ishte po në një takim miqësor, kundër Argjentinës në vitin 2011.
Sfidën me Kilin e ndjen më së shumti trajneri i Kombëtares Sylvinho. Braziliani e njeh më mirë futbollin në kontinentin e Amerikës Jugore. Për këtë pritet me interes dhe si do reagojnë kuqezinjtë përballë kilianëve.
Kujtojmë se Sylvinho ka humbur vetëm një ndeshje nën drejtimin e Kombëtares shqiptare. Ishte në marsin e vitit kaluar, kur debutoi përballë Polonisë dhe u largua nga Polonia me humbje minimale 0 me 1. Prej atëherë Shqipëria regjistron 8 ndeshje pa humbje.