
Kategoria e Parë do të rikthehet në fundjavë pas një pauze të gjatë dhe klubet gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar disa miqësore për të mbajtur të ngrohur muskujt e lojtarëve. Dinamo ka zhvilluar ditën e sotme një test stërvitor brenda familjes teksa është përballur me ekipin U-19.
Ndeshja përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të ekipit A me golat që u shënuan nga Denisson, dy herë, dhe Rrapi që luajti nga një pjesë me secilin ekip. Një test që nuk ka rëndësi rezultati për trajnerin Dede por të shihet gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes me Luzin për javën e 13-të të kampionatit, që i sheh dinamovitët në krye, dy pikë më shumë se Flamurtari.
Poll