Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Një propozim i veçantë për presidentin e Tiranës nga USA: Meriton emrin Arben Minga

Shkruar nga NEWSPORT
Një propozim i veçantë për presidentin e Tiranës nga

Adriatik Riza Dosti ka shkruar në llogarinë e tij në facebook një status, ku nga Amerika e largët ka një propozim të veçantë për presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Gazetari sportiv i propozon Halilit që emri i Akademisë së këtij klubi të ndërrohet dhe në nder të historisë t'i vendoset emri i Arben Mingës.

" Nga  Adriatik Riza Dosti

...Eshte ne nderin tuaj,te historise se Bardhe e Bluve dhe te futbollit shqiptar....

Kryesise se K.F.Tirana dhe Presidentit te ketij klubi futbolli z. Refik Halili..

E nderuar Kryesi dhe i nderuar z. President ...

Do t' ju sugjeroja me shume dashamiresi dhe objektivitet ,,duke shpresuar e besuar se jane ne nje mendje me mua ish futbollistet e ketij klubi , trajneret e drejtuesit e tij nder vite por edhe mijerat e dashamireseve te futbollit te klubit tone historik brenda dhe jashte Shqiperise sa me poshte vijon...

Klubi yne i futbollit dhe SK Tirona ne teresi kane dhene ne keto 96 vjet te ekzistences se tyre nje kontribut te jashtezakonshem sportiv e jo te tille ne Shqiperi , qe meriton nje vemendje respekt, admirim e mirenjohje te llojit te vecante .

E dekoruar me nje numer rekord tituj e trofeshe kombetare si dhe me nje paraqitje nder me dinjitozet te futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare ...ky sport - klub ka fituar nder dekada respektin dhe admirimin e te gjitheve.

Nga ekipet e tij nder vite kane dale figura nder me te shquarat e historise kombetare te futbollit shqiptar ,,duke i dhene ketij klubi edhe me shume krenari e lavdi kombetare.

Emrat e Selman Stermasit, Osman Recit, Nuri Bylykut, .Skender Halilit, Ali Memes, Fatmir Frasherit, Bahri Ishkes, Niko Xhackes ,Gezim Kasmit., Skender Hykes, Millan Bacit, Agustin Koles, Arben Minges Shkelqim Muces, S.Memes, Artur Lekbellos, Skender Hodjes,, Mirel Joses, Krenar Alimehmetit, Blendi Nallbanit, Indrit Fortuzit, Saimir Malkos, etj etj ..jane gdhendur tashme ne Panteonin e nderit te klubit tone ..sikurse edhe te trajnereve te tyre legjendare Xhavit Demneri, Myslym Alla, Enver Shehu, Shyqyri Rreli, etj..dhe te ekipeve te pa perseriteshme te viteve 60 - 70, 80 - 90 ..e 90 - 2000....duke mos mohuar kurresesi edhe kontributin e gjithkujt qe e ka veshur si dhe e mban veshur kete fanelle te rende te klubit tone legjendar.... nder vite...

U veprua shume mire qe stadiumit tone ju dha emri i te madhit Selman Stermasi..ashtu sikurse edhe kompleksit sportiv stervitor emri i legjendes...Skender Halili...

Por...duke marre parasysh kontribtin e jashtezakonshem qe ka dhene permbi 2 dekada rresht per ngjyrat e sport klubit tone bardhe e blu ,,duke fituar disa tituj kampione e kupa republike, duke qene nje nder kapitenet e ekipit tone me dinjitoze ne historine e tij, njeri prej me te shquarve bardhe e blu ne kupat ballkanike e europiane si dhe nder me te miret e Kombetares Kuq e Zi permbi 10 vite radhazi madje edhje kapiten i saj.....propozoj se ..

Eshte ne nderin tuaj , te klubit tone e te futbollit shqiptar qe......

Akadamise se Futbollit te S.K.Tirones ti jepet emri i njerit prej Legjendave te pavdekshme te klubit tone ...ARBEN MINGA...

E meriton AI personalisht per gjithcka beri per klubin tone e futbollin shqiptar ,,si dhe eshte ne nderin tuaj e tonin si dashamires e kontribues te ketij klubi qe nje propozim te tille ta ktheni sa me pare ne nje vendim zyrtar e ta beni realitet dhuke e nderuar edhe me shume emrin e njerit prej ikonave bardhe e blu por edhe vete emrin e sport klubit tone te respektuar prej gjithkujt..

Figura e tij si sportist e si njeri,,i ben nder jo vetem kujtimit te tij e familjes se tij te respektuar por mbi te gjitha e ngre edhe me lart krenarine e fisnikerine e historise se sport - klubit tone..

Te rinjte e grup - moshave te ndryshme te inkuadruar ne Akademine e futbollit te sport- klubit tone ...jo vetem qe do ta kene per krenari te mbajne nje emer te tiille ,,por edhe do kene se c' te mesojne mjaft prej trajnereve e selektoreve te tyre ..rreth figures sportive e njerezore brilante te te pavdekshmit Arben Minga..

Mbetem me shprese, besim e mirenjohje .. se propozimi im do te merret ne konsiderate serioze nga ana juaj..

Me respekt ..Adriatik Riza Dosti

Ann Arbor Michigan ..USA

Nentor 25 - 2016", shkruante Dosti në propozimin e tij.

[gallery columns="1" size="full" ids="57950"]

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga