Galatasaray dëshiron të blejë Milot Rashicën. Janë mediet turke ato që bëjnë me dije se ylli kosovar ka lënë mbresa te drejtuesit të cilët e kanë huazuar nga Norwich. 26-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyera në ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që drejtuesit të bëjnë gati ofertën e tyre.
Fillimisht Rashica e pati të vështirë të përshtatej në Turqi. Por tanimë ai po kalon ndër momentet më të bukura në karrierë. Kontrata e tij me Norwich përfundon në verën e vitit 2025. Por, nëse anglezët nuk do të kthehen në Premier League, me shumë mundësi as Rashica s’do të pranojë të kthehet më në klubin që shpenzoi 10 milionë euro për kartonin e tij.
Pritet me interes të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtarin që tanimë është kryefjalë e çdo media sportive në Turqi.