Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miliona lekë minus dhe një "bilbil" i FIFA-s, Daja dhe Dede projektojnë titullarët në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Miliona lekë minus dhe një "bilbil" i FIFA-s, Daja dhe Dede

Partizani dhe Tirana luajnë sot në 18:00. Ndeshja që zhvillohet në "Elbasan Arena" vlen për javën e 15-të të Superligës shqiptare të futbollit. Derbi i kryeqytetit edhe njëherë do zhvendoset larg Tiranës, prej gjendjes së stadiumeve. Nisur nga kushtet e pandemisë, ndeshja do zhvillohet pa tifozë.

Diçka e tillë  pritet t'i sjellë miliona lekë humbje skuadrës pritëse vetëm nga biletat jo të shitura si shkak i zbrazëtisë në stadium. FSHF ka vendosur se për këtë sfidë të jenë gjashtë arbitra, me kryesor elbasanasin Enea Jorgji.

Të dy trajnerët, Daja dhe Dede e kanë në mendje formacionin startues, ndërsa për shkak edhe të surprizave para duelit mund të ketë lëvizje të vogla. Daja duket se do hedhë në fushë një 4-2-3-1, ndërsa Dede i përgjigjet me skemën 3-5-2.

Arbitrat: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Nertil Bregasi dhe Rejdi Zaimi. Pas porte Kridens Meta dhe Klajdi Kola.

Formacionet e mundëshme:

Partizani: Hoxha, Idrizaj (Melo Cordeiro), Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Murataj, Bardhi, Asani, Solomon Trajner: Ilir Daja

Tirana: Bekaj, Toshevksi, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Halili, Batha, Toli, Torassa, Muçi, Seferin Trajner: Nevil Dede

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga