Dueli me Lazios në kampionat ka bërë me “zemër” Milan vetëm pak ditë përpara derbit me Interin në Champions League. Rafael Leao doli nga fusha e lojës i dëmtuar vetëm 11 minyta pasi nisi sfida.
Sulmuesi portugez e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen dhe tashmë stafi i kuqezinjve janë vënë në “alarm” për gjendjen e tij. Nesër me shumë gjasa Leao do t’i nënshtrohet edhe vizitave mjesëkore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Një lajm aspak i mirë dhe që i shton “dhimbjet e kokës” Stefano Piolit para duelit me Interit në Champions. Kjo sfidë është parashikuar të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në “ San Siro”.
Ndërkoh në krahun tjetër Interi "fërkon duart" , pasi kundërshtari i tyre mund të humbasë liderin e skuadrës.