Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milanit i bëhet e qartë, Rafael LEAO tregon shifrën ekzakte për rinovim

Shkruar nga NEWSPORT
Milanit i bëhet e qartë, Rafael LEAO tregon shifrën ekzakte

Gazzetta dello Sport hapi ditën me çështjen për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos dhe shpjegon se tani Milan, pas një bisede të drejtpërdrejtë me familjen e portugezit, e di saktësisht kërkesën e futbollistit për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024.

7.5 milionë euro neto në sezon për pesë vjet, plus 2 milionë direkt për firmën dhe bonuse të lidhura me objektivat personale dhe ekipore. Një kontratë për të cilën Milani po reflekton tani që kalon edhe në çerekfinale të Champions League, ku përfitojnë 20 milionë nga bonuset.

Tani që çdo gjë është e qartë, mbetet të shihet sesi do të veprojnë kuqezinjtë teksa një çështje e nxehtë është edhe gjyqi i Leaos me Sporting ku sulmuesi është i detyruar të paguajë plot 18 milionë euro pas transferimit te Lille.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga