
Stefano Pioli pret të rikuperojë disa ‘pjesë’ për transfertën shumë delikate me Napolin në Serinë A. Megjithatë, ai do të varë përsëri shpresat tek 37-vjeçari Olivier Giroud për të nisur nga minuta e parë. Por, trajneri kuqezi mund të shohë edhe nga stoli.
Noah Okafor punoi me grupin pas problemeve muskulare që i shkaktuan mungesën ndaj Juventusit dhe PSG. Edhe Luka Jovic , i cili u dëmtua gjatë nxehmjes në Paris, kreu punë të personalizuara në fushën e Milanello-s dhe Pioli pret ta ketë në dispozicion në Napoli.
Është një histori tjetër për Loftus-Cheek i cili ka pasur një seancë të personalizuar dhe do të vlerësohet, por nuk ka gjasa të rrezikohet.
Poll